Ja këngëtarja shqiptare që mori 38 mijë euro për një dasmë (Video)

  • 18 September 2017 - 10:41
Ja këngëtarja shqiptare që mori 38 mijë euro për një dasmë (Video)

Kemi dëgjuar shpesh se këngëtarët fitojnë shuma të mëdha parash nga koncertet dhe aktivitetet muzikore. Një nga këta këngëtarë mesa duket është edhe këngëtarja shqiptare Shkurte Gashi, e njohur edhe si këngëtarja me zërin e veçantë për këngët e tallavasë.

Shkurtja është një nga këngëtaret që shumë dëshirojnë ta ketë në dasëm dhe të paguajnë çmimin që e ajo kërkon.

Në një dasëm gjatë sezonit të dasmave që e lam pas, këngëtarja ka qenë me fat dhe ka arritur që të grumbullojë mbi 38 mijë euro në një dasëm në Shkup. Në një video të publikuar nga një faqe tallava shihen shuma të mëdha parash të cilat i ka përfituar këngëtarja gjatë performancës së saj.

(Kosova Sot)