E...., e vërteta

  • 20 September 2017 - 08:35
E...., e vërteta

Jennifer Lopez thotë se përfundimisht e ka gjetur dashurinë e saj të vërtetë. Vetëm disa ditë më parë, ajo ka bërë të ditur se dashuria e tyre është "lidhja e parë e mirë" e saj. Dhe kështu, Jennifer Lopez ka dëshmuar se vërtet është e dhënë pas të dashurit të saj Alex Rodriguez, derisa ishte parë bashkë me të në një veturë të shtrenjtë "Rolls Royce", pasi kishin dalë për një darkë në Hollivudin Perëndimor. Bukuroshja 48 vjeçe dhe krijuesja e hitit "Jenny From The Block", u duk e mahnitshme. Duke qenë vërtet në një dashuri të zjarrtë, Jennifer nuk po mund të largonte sytë nga i dashuri i saj, i cili kësaj radhe ishte vetë shoferi. Ajo kishte vendosur një palë syze për stil derisa linjat e saj trupore, pa asnjë fije dyshimi i kishte vendosur në theksim. Para daljes me të dashurin, ajo u shfaq te numri i ri "HOLA! USA", ku thotë se përfundimisht e ka gjetur dashurinë e saj të vërtetë. 

(Kosova Sot)