Mashtruesja

  • 21 September 2017 - 19:39
Mashtruesja

Ajo është një ndër personat e famshëm, nëse jo më e famshmja, transmeton gazeta Kosova Sot. Dhe, kështu, Kim Kardashian ka folur për jetën e saj para famës derisa ishte shfaqur te “Ellen's Show Me More Show”. Bukuroshja 36 vjeçe te Ellen DeGeneres ka thënë se sa shembullore ishte në shkollë: 'Dikur kam mashtruar në të gjitha testet e mia'. Gjatë paraqitjes së saj, që shfaqet edhe në kanalin “YouTube”, Kim iu përgjigj disa nga pyetjeve më pikante të Ellen derisa gjendej në ulësen e ngrohtë. Më pas ajo ka shpjeguar: Unë dikur kam mashtruar në të gjitha testet. Nën këmishën time kam fshehur të gjitha përgjigjet e mia përmes një ngjyre që më pas fshihej lehtë', derisa shton 'dhe çfarë do të bënte profesori, të detyrojë ta ngrejë lart fustanin dhe këmishën’? Kim u duk e mahnitshme në këtë rast me fustan të zi, me prerje asimetrike.

(Kosova Sot)