Çika ma e mirë në botë!

  • 22 September 2017 - 21:48
Çika ma e mirë në botë!

Modelja franceze Thylane Blondeau — e cila dikur mbante epitetin e “vajzës më të bukur në botë” – është parë në Javën e modës, duke mos manifestuar asnjë shenjë të lodhjes, transmeton gazeta Kosova Sot. Të martën, bukuroshja 16 vjeçe është parë në radhët e para të Javës së modës në Londër, me rastin e prezantimit të koleksionit pranveror 2018 të Tommy Hilfigerit, ku përfshiheshin edhe kreacionet që janë bërë në bashkëpunim me modelen Gigi Hadid. Thylane kishte një veshje sportive të kuqe dhe të bardhë të këtij disenjatori amerikan dhe shikonte me interesim modelet në skenë.

(Kosova Sot)