Diamantet, shokët më të mirë të çdo femre!

  • 22 September 2017 - 23:58
Diamantet, shokët më të mirë të çdo femre!

E kemi fjalën për dy supermodelet më të suksesshme në botë, që prapa vetes kanë kampanja të panumërta të modës së lartë dhe emisione elite. Për këtë shkak, nuk befason fakti që Alessandra Ambrosio dhe Naomi Campbell, ishin në qendër të vëmendjes të mërkurën mbrëma, derisa merrnin pjesë në ndejën “Swarovski Crystal Wonderland”, në kuadër të Javës së modës në Milano të Italisë. Seks-bomba braziliane Alessandra, 36 vjeçe, rrezatonte me një ‘apel të qartë seksi’, derisa 47 vjeçja Naomi vodhi vëmendjen e të tjerëve me veshjen e saj të veçantë. Por, mbretëreshë e qilimit të kuq megjithatë ishte Alessandra.

(Kosova Sot)