Ja ku po vjen

  • 25 September 2017 - 09:03
Ja ku po vjen

Ajo është një nga modelet më të zjarrta të reja për momentin, derisa tashmë ka pushtuar si stuhi e vërtetë pistat për “Missoni” dhe “Alberta Ferretti” këtë javë. Kështu, bukuroshja Hailey Baldwin ka dëshmuar edhe një herë shijen dhe talentin e saj për modën, derisa kishte prirë gjatë shfaqjes për  “Dolce and Gabbana SS18”, gjatë “Milan Fashion Week”. Bukuroshja 20-vjeçare, me fustanin seksi dhe elegant, që rrezatonte edhe me lëkurën e saj, e siguruar me një korset prej lëkure, si uragan i vërtetë kishte pushtuar pistën për mysafirët që gjendeshin në rreshtin e parë. Mbretëresha e pistave kishte komanduar me vëmendje në dukjen e saj transparente, derisa dalloheshin edhe të brendshmet e zeza.

(Kosova Sot)