Greta dhe Eni nisin rrugën drejt një suksesi të ri, këtë herë si biznesmene (Foto)

  • 11 October 2017 - 13:54
Greta dhe Eni nisin rrugën drejt një suksesi të ri, këtë herë si biznesmene (Foto)

Nëse kur i keni parë në skena festivalesh apo videoklipe keni menduar “ta kisha unë veshjen e saj”, tani ato vetë ua bëjnë të mundur. Flasim për motrat e famshme shqiptare, Greta dhe Eni Koçi. Me shumë ndjekës e fansa prej vitesh, ato kanë tanimë vendin e tyre të padiskutueshem në tregun muzikor. Por dy zonjushat bukuroshe synojnë tashmë edhe një tjetër treg, atë të veshjeve. Nëse nuk e keni marrë vesh akoma, Greta dhe Eni kanë hapur një biznes të ri, një dyqan rrobash e këpucësh që quhet “Glam by Eni&Greta”. Aty vajzat e reja mund të marrin me qira fustanet që vetë motrat i reklamojnë në rrjetet sociale, përmes fotove të shumta profesionale. Se si po ecën kjo sipërmarrje e re duhet t’i pyesim, po shihet se ne rrjet reklama është e madhe.

 

 
 
(Kosova Sot)