Shifra të çmendura, zbuloni sa paguhen yjet e telenovelave turke për 1 javë

  • 12 October 2017 - 11:40
Shifra të çmendura, zbuloni sa paguhen yjet e telenovelave turke për 1 javë

Të bukur, të talentuar, të suksesshëm, të famshëm dhe të superpaguar. Yjet e serialeve turke, të cilët kanë ditur të vjedhin zemrat e teleshikuesve kudo në botë, por shndërrohen pak nga pak në perandorët e një industrie fitimprurëse që tashmë po depërton kufinjtë e vendeve ballkanike, për t’u shtrirë në zemër të Evropës dhe në atë që njihet si ”atdheu” i telenovelave, Amerika Latine dhe Amerika e Jugut. Orët e gjata të xhirimeve, dublat e pafund dhe lodhja tashmë janë pjesë e përditshmërisë së tyre, sikundër edhe fitimet e çmendura që kalojnë çdo parashikim. Ja cilat janë shifrat marramendëse që fitojnë çdo javë yjet tuaj të preferuar.

1.Burak Özçivit -924.000$ në javë

2.Kenan Imirzalıoğlu – 67.000$ në javë

3.Erkan Petekkaya – 51.000$ në javë

4.Halit Ergenç – 40.000$ në javë

5.Kıvanç Tatlıtuğ -40.000$ në javë

6. Beren Saat- 32.000 $ në javë

 
(Kosova Sot)