Gangstere si mami, ju prezantojmë me nënën e Aurela Gaçes

  • 12 October 2017 - 18:07
Gangstere si mami, ju prezantojmë me nënën e Aurela Gaçes

Ajo është një nga këngëtaret më energjike të skenës shqiptare, me një numër çmimesh dhe trofesh dhe me një vokal të pakrahasueshëm .

Por përtej karrierës artistike, ajo është shumë protagoniste edhe sa i takon tipit, karakterit vlonjat, ekspresive  dhe interesante. Është fjala për Aurela Gaçen e cila këtë herë na ka prezantuar me një nga burimet e energjisë së saj, teksa ka publikuar një profil të prindërve të saj.

Nëse i ati është një burrë i qetë, pak i rezervuar ndaj ndryshimeve, që i pëlqen të merret me punët e tij, siç tha Aurela te ‘Xing me Ermalin’, e ëma është gruaja e veprimit, që guxon dhe e thotë në çdo rast me zë të lartë mendimin e saj. Dhe nuk do ju lëmë ta fantazoni shumë këtë ngjashmëri. Shihni këto foto dhe do vërtetoni që ato janë shumë të ngjashme. Në pamje po e po, por edhe në veprimet që tregojnë, më shumë sesa fjalët, energjinë dhe ekspresivitetin.

 (Kosova Sot)