Rikthimi i madh

  • 14 October 2017 - 10:10
Rikthimi i madh

Tara Reid shkëlqen në premierën e filmit "American Satan". Ajo po rikthehet në skenë me nëntë filma dhe me tre të tjerë në plan. Për këtë fakt, Tara Reid u duk shumë shkëlqyese dhe në vullnet të mirë për filmin e zhanrit triler, gjatë premierës së filmit "American Satan". Aktorja e bukur 41 vjeçe ishte në shoqërinë e modeles seksi Lindsey Pelas, 26, derisa Tara po festonte rikthimin në ekranin e madh. Ish- ylli nga filmi "American Pie", Tara, kishte theksuar këmbët e saj të bukura, falë fustanit të artë dhe me disa zbukurime dhe dizajne. Fustani që ia kishte mbërthyer linjat e trupit ishte paksa i rrudhosur në bel dhe me jakë të thellë. Për më shumë theksim të linjave, ishin përkujdesur takat e larta, derisa çehrja e saj u duk shumë e re me një buzëkuq pink, kurse flokun e artë e kishte lënë të drejtë. 

(Kosova Sot)