“Patetike dhe e uritur për famë”

  • 15 October 2017 - 10:06
“Patetike dhe e uritur për famë”

Ajo ishte cilësuar 'patetike dhe e uritur për famë' nga ish i dashuri i saj Jon Clark, pasi kishte thënë se ajo ende i dërgon porosi atij, përkundër lidhjes së tij të re me yllin nga “TOWIE”, me Lauren Pope. Kështu,  Chloe Crowhurst nuk ishte marrë me këtë dramë derisa të dashurin e saj të ri nga “Ex On The Beach”, bëhet fjalë për Dean Ralph, e kishte marrë te “Sixty6 Magazine Issue 4”, ndejë kjo që ishte mbajtur  në Londër, transmeton gazeta Kosova Sot. Ishulli nga “Love Island”, 20 vjeçe, nuk i kishte lënë gjë imagjinatës me një fustan të hatashëm dhe të tejdukshëm, që ishte i përcjellë me panele të tejdukshme, duke ekspozuar asetet e saj pa sytjena. Përkundër faktit se kishte rrezikuar që të pësonte ndonjë dështim në veshje, me vetëm panele të tejdukshme dhe disa rripa, duke mbërthyer gjoksin, ajo ishte plot vetëbesim teksa kishte pozuar për fotografët e shumtë.

(Kosova Sot)