Marina Fara: Pasioni për fotot seksi dhe jeta mes karrierës si juriste dhe udhëtimeve

  • 15 October 2017 - 10:38
Marina Fara: Pasioni për fotot seksi dhe jeta mes karrierës si juriste dhe udhëtimeve

Në profesion juriste, në rrjete sociale fotomodele. Marina Fara, vajza e vetme e këngëtares së njohur Eli Fara, bën në jetë atë që do të donte të bënte çdo vajzë e bukur, duke luajtur me të dyja anët e medaljes, atë të vajzës me kostum zyrtar dhe sensuale në pozat e saj.

Në setin e ri të fotove artistike që ka realizuar në Kosovë këtë vjeshtë, Marina Fara guxon me fotot “hot”. Për rutinën e vajzës që ia del të jetë gjithmonë perfekte, udhëtimet e shpeshta nëpër botë, merakun e nënës artistike, dashurinë e vërtetë, dhe ç’mendon për martesën si institucion nga pozitat e juristes, ajo rrëfehet në këtë intervistë për gazetën “Panorama”.

Gjithmonë në perfeksion, sa kohë të merr përgatitja për të dalë çdo ditë nga shtëpia?

Varet nga rutina, por zakonisht 20-30 minuta.

Sapo ke realizuar një set fotosh të reja në Kosovë, ku dukesh shumë në formë. Ishin pjesë e ndonjë projekti fotot apo thjesht për qejf?

Nuk kishte një arsye specifike, thjesht ideja e fotografit për një set të tillë.

Zhveshja artistike dhe me klas çfarë ndjesie të jep ty si femër?

Nga vetë termi “zhveshje artistike” është thjesht art…

Zakonisht komentohesh si personazh në rrjetet sociale. Si juriste në profesion, cili është rregulli numër 1 për veten që ti të jesh në rregull me të tjerët?

Mundohem që të mos i cenoj të drejtat asnjë njeriu, dhe pres të njëjtën gjë nga të tjerët.

Po të tjerët ku nuk duhet të gabojnë me ty, pra çfarë ke të shenjtë në parimet e tua?

Jeta paraqet rrethana të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Nuk është në parimet e mia të universalizoj asnjë fenomen apo situatë, mjafton që njerëzit që bëjnë pjesë në jetën time të mos kenë qëllime negative, por të jenë të drejtuar nga pozitiviteti.

Duket se shëtit botën nga fotot që poston. Cilat janë arsyet e udhëtimeve të tua jashtë vendit?

Më pëlqen shumë të udhëtoj, pasi është një ndër hobet e mia, gjë e cila mua më bën të ndihem mirë. Herë pas here e ndiej të nevojshme të udhëtoj.

Sa i takon lumturisë shpirtërore që të mbush vërtet, çfarë ke mësuar nga dashuria e vërtetë dhe kujt mund t’ia besosh ndjenjën e pastër?

Jeta do të ishte shumë e thjeshtë, dhe ndoshta jo kaq e bukur nëse do të dinim nga fillimi si do të ishte përfundimi. Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura dhe të pastra që ekzistojnë.

Martesa për ty është institucion që duhet ta mbash gjithë jetën, apo je me idenë që çdo fillim e ka një fund?

Martesa për mua është fillimisht është një premtim, që të dyja palët duhet të bëjnë maksimumin për ta bërë atë të funksionojë, dhe të jenë të lumtur, aq më tepër kur sipas zgjedhjes njerëzit vendosin të sjellin jetë të reja, detyrimi për t’iu përkushtuar duhet të jetë akoma dhe më i madh. Por kjo do të ishte në një situatë perfekte, ndërkaq që në jetë jo çdo gjë është perfekte dhe dy njerëz s’mund të mendojnë njësoj. Prandaj i mbështes të gjitha ato femra ose meshkuj, të cilët për një arsye ose tjetrën kanë vendosur ta përfundojnë martesën, pasi çdo marrëdhënie është unike dhe nuk mund të gjykohet nga jashtë, as nuk mund të kesh një opinion të prerë ose universal mbi këtë temë.

Ç’këshilla të jep nëna jote artiste, Eli Fara, për të qenë e suksesshme dhe e pëlqyer në çdo kohë?

Nuk para më jep këshilla të tilla, por kryesisht ka merakun e saj si nënë, pasi do që të jem e lumtur dhe e sigurt.

 (Kosova Sot)