Rrëfehet transgjinorja: Linda në trupin e gabuar, mund t’ju provoj të gjithëve se tani jam grua

  • 15 October 2017 - 13:29
Rrëfehet transgjinorja: Linda në trupin e gabuar, mund t’ju provoj të gjithëve se tani jam grua

Iu deshën 18 vite që “të kuptonte se kishte lindur në trupin e gabuar të një mashkulli” dhe për të vendosur që të transformohej në Lea Membrey.

20-vjeçarja transgjinore neozelandeze, që lindi si djalë, por më pas kuptoi se ajo shpirtërisht dhe emocionalisht nuk ndihej fare e tillë, madje as fiziologjikisht.

“Nuk kam qenë kurrë e lumtur kur isha djalë. Isha e detyruar që të bëja gjëra meshkujsh edhe pse nuk kisha asnjë interes për to”, thotë Lea.

Ajo tregon edhe momentin më të bukur të jetës së saj dhe ai ka qenë   kur sipas saj është “ndjerë vërtetë femër”.

“Tani ndjehem vetvetja dhe momenti më i mrekullueshëm për mua ishte kur më doli gjoksi dhe tani mund t’i tregoj, si për t’u provuar të gjithëve se jam një grua”, rrëfen Lea.

 (Kosova Sot)