Rozana Radi: Noizy-t nuk i njoh asnjë këngë, përveç atyre që ka bërë me mua

  • 15 October 2017 - 13:59
Rozana Radi: Noizy-t nuk i njoh asnjë këngë, përveç atyre që ka bërë me mua

Rozana Radi ka qenë këngëtarja e parë e famshme që ka bashkëpunuar me reperin Noizy. Këngët “Fly” dhe “Mr. Yesterday” janë ende të pëlqyera për publikun shqiptar, ndonëse kanë kaluar vite nga koha kur ato janë publikuar.

Por a i njeh Rozana këngët e kolegut të saj Noizy-t? Përgjigjet e saj në programin “Mos i fol shoferit”, na kanë habitur paksa.

“Nuk jam e dhënë pas hip hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë kënget që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. Ne e kemi nisur më para muzikën, unë shumë kohë më para por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”, – ka thënë Rozana.

Nga ana tjetër këngëtarja e njohur ka thënë se i pëlqejnë edhe këngët e Ledri Vulës dhe Getoar Selimit, por as ato nuk di.

(Kosova Sot)