Dashuria e Besit dhe Xhensilës nisi kështu… Aktori i humorit falenderon Nard Ndokën

  • 15 October 2017 - 14:09
Dashuria e Besit dhe Xhensilës nisi kështu… Aktori i humorit falenderon Nard Ndokën

Xhensila dhe Besi janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Dasma e tyre ka qenë ndër më të përfolurat e vijon ende të mbetet në qendër të vëmendjes. Sot nuk do të ndalemi te ndonjë detaj nga dasma e bujshme, por te historia e tyre e dashurisë. Ajo është po aq e veçantë dhe e bukur sa Besi dhe Xhensila. Ndoshta shumë pak prej jush do e mendonin se ka qenë deputeti Nard Ndoka, falë të cilit Besi ka njohur Xhensilën. I ftuar në “Xing me Ermalin“, Besi ka rrëfyer si asnjëherë tjetër njohjen e tyre të pazakontë. Xhensila ishte nisur diku së bashku me mamin e saj. Bukuria e këngëtares e kishte tërhequr aq shumë, saqë prania e mamit të saj nuk e pengoi aspak për t’ia shprehur simpatinë, përkundrazi. Edhe pse Xhensila u tregua shumë indiferente, Besi nuk u ndal derisa ia fitoi zemrën.

Kemi dëgjuar shpesh se momentet e vështira lidhin më shumë njerëzit dhe kështu ka ndodhur edhe me çiftin. Sëmundja e mamit të Xhensilës (fatmirësisht ajo sot është mirë) i ka afruar më shumë. Fundja me gjestin që ka bërë Besi mendojmë se çdo vajzë do të ishte dashuruar…

“Arsyeja e daljes sime nga shtëpia që pashë Xhensilën ka qenë Nard Ndoka. Vetëm Nardi e di. Unë isha në shtëpi dhe më merr Nardi “Po iki për në Vlorë, do vish me mua? Ok u nisa. Dal me makinë, shoh Xhensilën me nënën e vet. Unë nuk besoj në dashuri me shikim të parë, kështu që i futa një xhiro të dytë. Ndalova dhe i thashë nënës së vet: kush është kjo goca e bukur?. Xhensila sa më pa iku, as nuk ndaloi, asgjë. Pastaj thashë me vete: është “tokë e nxanun” gjithë kjo gocë, por përsëri vazhdova t’i shkojë nga mbrapa. Gjëja që më ka afruar më shumë me Xhensilën është se rastisi, për fatin e keq të saj ndoshta të mirë për mua, mami i Xhensilës ishte sëmurë. U mora me kurimin e mamit të Xhensilës dhe kjo më ka afruar më shumë mendoj. Mamit të Xhensilës i duhej gjak, shkoi ajo për t’i dhënë, por unë nuk e lashë, dhashë unë për të. Madje dy herë”, tregoi ai. 

 (Kosova Sot)