Stuhia për stuhinë

  • 16 October 2017 - 08:11
Stuhia për stuhinë

Prindërit e saj vijnë nga Porto- Riko. Kështu nuk ka gjë për t’u befasuar dhe për të shtruar ndonjë pyetje përse Jennifer Lopez kishte marrë primatin për të mbledhur të holla për territorin e goditur nga stuhia, derisa ishte shfaqur te “One Voice: Somos Live Concert”, transmeton gazeta Kosova Sot. Bukuroshja 48 vjeçe, aktorja nga “Selena”, përfundimisht nuk kishte zhgënjyer as me paraqitjen e saj, pasi me vete kishte marrë pesë veshje të ndryshme për këtë ngjarje. Mbrëmjen e kishte filluar me një veshje të argjendtë me xixa dhe me mëngë të gjata. Për t’i kombinuar xixat, dukjen e kishte kompletuar me një pale çizme të gjata deri në ijë. Flokun e gjatë e kishte ndarë në mes për të valëzuar sipër kraharorit të saj. Kur ishte shfaqur në një nikoqire të mbrëmjes, ishte veshur me një bluzë pa rripa nga sipër me ngjyrë të zezë, rrip të zi dhe fustan ngjyrë pjeshkë. 

(Kosova Sot)