‘Të adhuroj kaq shumë, J.Lo’

  • 17 October 2017 - 08:20
‘Të adhuroj kaq shumë, J.Lo’

Ajo ishte midis disa yjeve që i kanë treguar përkrahjen Jennifer Lopez-it, për të organizuar koncertin “One Voice: Somos Live”! Kështu, Heidi Klum ishte e lumtur të punonte në telefon, duke marrë telefonata nga i gjithë vendi, transmeton gazeta Kosova Sot. Ish- modelja 44 vjeçe, e shndërruar në yll televizioni, kishte treguar figurën e saj të famshme në një tunikë të zezë dhe një palë pantallona me ngjyrë të bardhë. Bukuroshja e lindur në Gjermani flokun e saj të verdhë e kishte ndarë në mes derisa e kishte lënë të lirë dhe të valëzuar në kraharor. Ajo kishte postuar foto pranë këngëtares Ciara, 31 vjeçe. Heidi po ashtu në prapaskenë kishte bërë disa foto me aktorin  Jamie Foxx, 49, dhe Joan Smalls, 29.

(Kosova Sot)