Ish-pjesëtarja e “Pussycat Dolls” “plas bombën”: Ai grup ishte rrjet i mirëfilltë prostitucioni

  • 17 October 2017 - 15:11
Ish-pjesëtarja e “Pussycat Dolls” “plas bombën”: Ai grup ishte rrjet i mirëfilltë prostitucioni

Një ish-pjesëtare e grupit Pussycat Dolls, ka nxjerrë në dritë një histori tronditëse. Kaya Jones, e cila është bashkuar me Pussycat Dolls në 2003 dhe u largua 3 vite më vonë,  pohoi se  grupi i famshëm muzikor në fakt ishte një rrjet i mirëfilltë prostitucioni, në të cilin vajzat kaloheshin dorë më dorë mes drejtuesëve të fuqishëm të industrisë muzikore.

 

‘E vërteta ime.  Nuk isha në një grup vajzash, isha në një rrjet prostitucioni. Ah dhe rastisi që kënduam dhe u bëmë të famshme, ndërkohë që ata që na zotëronin merrnin paratë.’-shkruan Jones në statusin që tronditi rrjetin.

Deklarata e saj është cilësuar si një ‘gënjeshtër e shëmtuar’ nga themeluesja e grupit, Robin Antin, e cila u shpreh se Jones thjesht po kërkon 15 minutat e saj të famës.

Jones gjithashtu akuzoi themeluesen si pëgjegjëse për vetëvrasjen e një vajze të një tjetër grupi që ishte nën menaxhimin e saj dhe rrëfeu se nuk kishte bërë denoncime për shkak të kërcënimeve.

(Kosova Sot)