"M'i bënë tana t'zezat"

  • 18 October 2017 - 08:57

Jennifer Lawrence zbulon përjetimet që ia kishin bërë si adoleshente. Jennifer Lawrence ka treguar disa nga tregimet e saj të pathëna që kur ishte e re në moshë dhe ishte pjesë e industrisë së filmit, e këto i ka bërë të ditura derisa ishte nderuar te spektakli i organizuar nga "Elle", me titull "Women In Hollywood". Bukuroshja që ka fituar çmimin Oskar, 27 vjeçe, ka treguar se si i ishte thënë nga një producent se ishte e mirë për "atë punën" derisa një producent tjetër atë e kishte shtyrë që të rrinte lakuriq përkrah disa femrave të tjera në mënyrë që ta turpëronte dhe ta detyronte të humbte në peshë. Të dy këto ngjarje kishin ndodhur derisa ajo ishte adoleshente. Debutimin ajo e kishte bërë në vitin 2008, me dramën për adoleshentë 'Garden Party'. 

(Kosova Sot)