Supermodelja veterane

  • 18 October 2017 - 22:12
Supermodelja veterane

Ajo është një nga modelet që ka shërbyer më së gjati te brendi “Victoria's Angels”, e për të parën erë ishte shfaqur për brendin në vitin 2005. Kështu, Alessandra Ambrosio e ka dëshmuar përse ajo është një modelet që është zgjedhja e parë e tyre, e kësaj radhe kishte shkëlqyer edhe te “ELLE's 24th Annual Women in Hollywood Celebration”, prezantuar nga “L'Oreal Paris” dhe mbajtur  te “Four Seasons Hotel” në Beverlli Hills, transmeton gazeta Kosova Sot. Bukuroshja dhe supermodelja nga  Brazili, 36 vjeçe, ka treguar asetet e saj, e veshur  me një palë pantallona gjysmë transparente. Alessandra kishte theksuar  secilën pjesë të trupit duke futur trupin brenda pantallonave me panele të tejdukshme. Veshja kishte treguar këmbët e saj të gjata derisa mbathur kishte një palë taka vrasëse. Strukturën e eshtrave të fytyrës së saj i kishte theksuar  me grim natyral, derisa kishte dhe një palë vathë me diamante.

(Kosova Sot)