Herë ajo, herë burri

  • 19 October 2017 - 08:46
Herë ajo, herë burri

Claudia Schiffer shkëlqen derisa lanson koleksionin e saj të këpucëve. Muajin e kaluar, Claudia Schiffer kishte përkrahur burrin e saj regjisor Matthew Vaughn, në premierën projektit të tij të fundit filmik, "Kingsman: The Golden Circle". Por, të martën ishte radha e modeles 47 vjeçe, që ta zbulojë projektin e saj personal gjatë lansimit të Claudia Schiffer për "Aquazzura", lansimi i linjës së këpucëve që kishte ndodhur në Nju- Jork. Sipas uebsajtit të "Aquazzura", koleksioni i bukuroshes së lindur në Gjermani sjell bukurinë e femrës. Aktroja e filmit "Love Actually", kishte veshur një fustan të shkurtë me ngjyrë të zezë dhe e kishte kombinuar me një palë çorapë të zeza. Mbathur kishte një palë çizme nga koleksioni i saj, që kanë një çmim prej 1.1000 dollarë amerikanë.

(Kosova Sot)