Njami-mami!

  • 20 October 2017 - 09:56
Njami-mami!

Në mars të këtij viti, Irina u bë nënë për herë të parë, duke lindur fëmijën e saj dhe të Bradley Cooper-it. Dhe, Irina Shayk demonstroi trupin e saj të pas shtatzënësisë, derisa merrte pjesë në një event të organizuar nga brendi italian i rrobave të brendshme, “Intimissimi” në Nju- Jork, transmeton gazeta Kosova Sot. Modelja 31 vjeçe, e cila është simbol i kësaj marke të rrobave, bënte që të tjerët ta kthenin kokën për ta shikuar edhe një herë, derisa ishte e veshur me pizhame të zeza, me detaje të bardha. Pjesa e epërme e veshjes së saj ishte pjesërisht e shpërthekuar. Thjesht, të na kallë për së gjalli.

(Kosova Sot)