Loçka

  • 21 October 2017 - 09:29
Loçka

Jennifer Lopez ua kishte mësyrë studiove në Bruklin, Nju- Jork, të enjten, derisa dukej e hatashme e veshur me ngjyrë të hirtë. Bukuroshja 48 vjeçe kishte kombinuar një triko të thurur me një palë tuta të poshtme. Në mëngët e saj dallohej nga një linjë e bardhë, e po ashtu edhe te tutat. JLo kishte shtuar dhe një palë çizme të hirta, që kishin edhe zinxhirë të artë. Flokun e saj e kishte grumbulluar në një bishtalec të shprishur derisa kishte vënë edhe një palë syze reflektuese. Me këtë rast, këngëtarja dhe aktorja me linja bombastike kishte dhe një çantë të zezë, derisa ishte në shoqëri të asistentit të saj. Zgjedhja e veshjes kishte ekspozuar figurën e saj të hatashme. 

(Kosova Sot)