'Isha pak e çmendur'

  • 21 October 2017 - 09:30
'Isha pak e çmendur'

Ajo është e bija e dy aktorëve të njohur nga Hollivudi dhe është edhe ajo vetë yll filmi. Kështu, Kate Hudson ishte shumë e zënë në tentim për t'i impresionuar prindërit e saj, kështu ka folur ajo për revistën digjitale "Porter" ,që do të publikohet këtë muaj. Bukuroshja 38 vjeçe, vitet e saj si adoleshente i përshkruan si shumë të "çmendura", derisa e pranon se nuk ishte edhe shumë e "qetë". 'Unë isha shumë e fokusuar kur isha vajzë e vogël', ka thënë ajo. 'Unë kurrë nuk kam ardhur në shtëpi me ndonjë të dashur apo me ndonjë tatuazh, gjithmonë isha edhe një shofere e kujdesshme. Bëja telashe, por edhe nuk e teproja, por megjithatë kurrë nuk kam qenë e qetë'. 

(Kosova Sot)