Rebelohet modelja

  • 21 October 2017 - 17:50
Rebelohet modelja

Sara Sampaio thotë se 'puna e saj nuk duhet të abuzohet'

Sara Sampaio në mënyrë publike ka sulmuar revistën franceze rreth një ballinës së saj lakuriqe, e cila ishte publikuar pa marrëveshjen e saj. Modelja portugeze 26 vjeçe, të enjten në "Instagram" kishte postuar një deklaratë shumë të fuqishme që për qëllim kishte revistën për të rritur "Lui". Postimi kishte deklarata eksplozive përfshirë dhe atë se ajo 'nuk ishte lakuriq'. Ajo me këtë rast kishte publikuar edhe disa pika të marrëveshjes së saj, derisa kishte thënë: 'Isha ngurruese e madje edhe pak e frikësuar për postimin e kësaj, por është me rëndësi që të flas! Si modele dhe si femër, ne duhet të bashkohemi dhe kërkojmë respektin të cilin e meritojmë'.

(Kosova Sot)