Për ngjyra, lërmani mua

  • 21 October 2017 - 18:05
Për ngjyra, lërmani mua

Rita Ora dukej po si një ylber pas shiut

Ajo njihet për veshjen e saj me shije plot me ngjyra. Dhe kështu, Rita Ora kishte kombinuar të dyja këto teksa ishte shfaqur në Londër. Ajo ia kishte mësyrë studiove të "Radio 1". Bukuroshja 26 vjeçe kishte shkëlqyer si diamant me veshjen e saj. Duke mbuluar këmbët e saj të bukura dhe të gjata, ajo kishte veshur dhe një palë pantallona me ngjyrë të kaltër, pink dhe të kuqërremtë, derisa pantallonat ishin të gjera. Duke u mbuluar nga moti i freskët britanik, këngëtarja e hitit "Poison" dukjen e kishte kombinuar me një xhemper të kuq dhe të bardhë. Për aksesorë kishte zgjedhur një palë vathë me xixa, kishte unaza nëpër gishtërinj, derisa çehren e kishte theksuar me theksues në faqe.

(Kosova Sot)