Rihanna ndryshon pamje: Kaçurrela të dendura, pa ndonjë model të caktuar (Foto)

  • 23 October 2017 - 20:49
Rihanna ndryshon pamje: Kaçurrela të dendura, pa ndonjë model të caktuar (Foto)

Duket se Rihanna u lodh nga gjithë modelet e flokëve që provoi gjithë verës dhe gjithçka vendosi të bënte ishte t’i linte ato të merrnin frymë në mënyrën më të rehatshme të mundshme.

Shumica prej vajzave çdo mëngjes kanë të njëjtin problem; si t’i mbajnë flokët? Disa përdorin piastrën, disa të tjera mashën, por gjithmonë i shoqëron stresi që duhet të zgjohen herët për t’i rregulluar.

Gjithsesi, këngëtarja e njohur Rihanna na jep zgjidhjen sesi t’i mbajmë flokët në diell dhe në shi.

Image

 

Kaçurrela të dendura pa ndonjë model të caktuar do jenë zgjidhja në sezon vere ose dimri.

Në fakt përveç faktit se do jeni shumë komode me flokët në këtë model, gjithashtu do ngjani edhe shumë stil.

Mbrëmjen e kaluar ajo është shfaqur me flokët kaçurrela dhe shumë natyralë.

E veshur me një fustan në ngjyrë nude, kombinuar me grim ku mbizotëronin tonet neutrale, ylli i “Fenty Beauty” na dha një super ide për flokë që s’marrin shumë kohë dhe mbi të gjitha nuk duan t’ia dinë nëse jashtë ka shi apo diell.

Pavarësisht stilit, diva e muzikës pop është gjithnjë e para që nis trendet e reja dhe modeli i ri i flokëve është një shenjë që flokët e shkujdesura janë në modë këtë sezon.

Image

 

(Kosova Sot)