‘Është koha’

  • 24 October 2017 - 08:38
‘Është koha’

Ai ka aktruar mbretin në ekranin e argjendtë në lansimin e filmit të tij më të fundit të zhanrit aksion triler me titull “Geostorm”. Por, aktori  Gerard Butler për momentin ka foshnjat në mendje derisa për revistën “PEOPLE” ai ka thënë se është i gatshëm që të bëhet baba. Aktori i njohur 47 vjeç ka thënë se për t’u bërë baba është një nga rolet që e dëshiron në jetën reale. 'Për pesë vjet dua të jem në lidhje' ,ka thënë aktori Butler për revistën, transmeton gazeta Kosova Sot.  'Do të doja të kem një apo dy fëmijë — është koha'. Aktori ka thënë se karriera e tij ka ndikuar të mos ketë familje. Me pesë filma për pesë vjetët e ardhshëm, aktori ka thënë se e ka të vështirë të gjejë kohë për të krijuar familjen.

(Kosova Sot)