< Ndjekja rrugëve - VIP - Kosova Sot
Ndjekja rrugėve

Ndjekja rrugėve

Jennifer Lawrence është mysafire te nikoqiri i saj për "Jimmy Kimmel Live" që do të mbahet më vonë gjatë kësaj jave derisa ajo ishte parë në rrugë për shfaqjen te "ABC". Aktorja, e cila tashmë ka edhe një Oskar të fituar, ishte shfaqur duke filmuar te "Hollywood Boulevard", derisa po vraponte rrugëve. Aktorja e bukur 27 vjeçe u pa teksa po depërtonte nëpërmes një dere në rrugë, ndërsa shumë njerëz ia kishin lëshuar shikimet. JLaw ishte e veshur me një palë xhinse të ngushta dhe një jelek pink. Mbathur kishte një palë sandale me taka dhe me ngjyrë të zezë, derisa dallohej manikyri i saj me ngjyrë të zezë dhe po mbante një mikrofon. 

(Kosova Sot)

15 orë e 14 minuta më parë