< Kameleone për sa i përket stilit - VIP - Kosova Sot
Kameleone pėr sa i pėrket stilit

Kameleone pėr sa i pėrket stilit

Jennifer Lopez shkëlqen teksa xhiron filmin e saj më të ri. Ajo njihet për dukjet e saj të hatashme kur është në skenë dhe në tepihun e kuq. Por, Jennifer Lopez u duk sa një botë larg shkëlqimit të saj të zakonshëm derisa ishte futur në personazhin e saj si një punëtore në një vetëshërbim ndërsa ishte duke xhiruar për filmin e saj më të ri "Second Act in Queens", në Nju- Jork. Pasi po përkujdesej për biznesin, bukuroshja e lindur në Bronks, 48 vjeçe, ishte zëvendësuar për një dukje ultra elegante, duke treguar këmbët e saj të bukura në një fustan me ngjyrë të bardhë me një ndarje deri te ijët. Në xhirime, aktorja kishte veshur jelekun e kaltër bashkë me emrin e shkruar në një hapësirë identifikuese. Kështu, ajo kishte veshur dhe një bluzë me jakë të thellë derisa dalloheshin vathët e saj, kurse nëna e binjakëve dukjen e kishte kompletuar me shkëlqimin natyral. 

(Kosova Sot)

23 orë e 42 minuta më parë