Gjysmë shekulli jetë

  • 02 November 2017 - 08:19
Gjysmë shekulli jetë

Ajo i ka mbushur 50 vjet të shtunën e kaluar. Dhe kështu, aktorja Julia Roberts është edhe vajza e ballinës për numrin e muajit dhjetor të revistës “InStyle”. Aktorja kishte folur për bashkëshortin e saj prej 15 vitesh, Danny Moder, e po ashtu edhe për fëmijët e saj gjatë një interviste për revistën e modës. Julia dhe Danny janë prindër të binjakëve Hazel Patricia dhe Phinnaeus 'Finn' Walter, 12, dhe Henry Daniel, 10 vjeç, transmeton gazeta Kosova Sot. Kur kishte folur për ditët tipike familjare, Julia ka thënë se 'ditët tona ideale janë një lloj i ditëve tipike'. Gjatë intervistës, bashkëshorti i saj kinematograf ishte jashtë qytetit për një xhirim filmi. Me këtë rast, ylli kishte thënë 'e vetmja gjë që më mungon është bashkëshorti im, i cili do të kthehet në shtëpi pas disa ditëve'.

Wow factor: Julia Roberts is also the cover girl for the December issue of InStyle magazine

(Kosova Sot)