Gruaja e këngëtarit shqiptar shtatëzënë...

  • 03 November 2017 - 14:57
Gruaja e këngëtarit shqiptar shtatëzënë...

Gruaja e vokalistit të NRG Band, Besnik Qaka, ka konfirmuar shtatzëninë e saj.

Bukuroshja e cila ka kohë që është në lidhje me këngëtarin e grupit NRG band, ka postuar një foto ku konfirmon shtatëzaninë.

“Duke u bërë nënë”, ka shkruar Lolita në postimin e saj në rrjetin social Instagram. Lolita me Besnikun u martuan muaj më parë në një ceremoni luksoze në Pejë.

Dyshja ishin të fejuar dhe shijuan një verë romantike së bashku, edhe pse NRG Band kishin mjaft koncerte. Kosto e dasmës u mbajt e fshehtë për shkaqe modestie, pasi Geti dhe Bes Kallaku publikuan shumat marramendëse të dasmave të tyre.

Ndryshe NRG band pritet të kthehen më 11 nëntor në Kënga Magjike me këngën e re, e cila pritet të jetë një nga hitet e këtij fundviti.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot)