< Krenar Cocaj xheloz, kriset marrëdhënia me Luana Vjollcën. Ja çfarë ka ndodhur mes çiftit - VIP - Kosova Sot
Krenar Cocaj xheloz, kriset marrėdhėnia me Luana Vjollcėn. Ja ēfarė ka ndodhur mes ēiftit

Krenar Cocaj xheloz, kriset marrėdhėnia me Luana Vjollcėn. Ja ēfarė ka ndodhur mes ēiftit

Ata përfliten se janë një ndër çiftet më romantikë të show bizit. Gjithnjë e rrethuar nga lulet e dhuratat e jo vetëm, Luana dhe partneri i saj, Krenari, edhe pse nuk kanë dashur të hedhin foto së bashku në rrjetet përkatëse sociale, duken shumë të dashuruar.

Por kjo para se të merrnim vesh se gjërat nuk shkojnë edhe aq fushë me lule për çiftin. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”  kanë thënë se kanë filluar krisjet e para për çiftin e ri shqiptaro-kosovar. Mesa duket Krenari paska disa nota të ndjeshme xhelozie ndaj asaj që para disa kohësh e quajti “gruaja ime”. Mos vallë për shkak të veshjes së ekzagjeruar të bukuroshes Luana, e cila spikat me format e saj bombastike në rrjetet sociale. Para pak kohësh ka nisur edhe emisioni i ri, i cili është nën drejtimin e bukuroshes Luana të quajtur “Shiko kush luan”.

Në postimet e saj të fundit, si edhe në të mëparshmet, moderatorja seksi shfaqet tepër sensuale dhe provokuese me dekolte që bie shumë në sy. Një gjë e tillë i ka “ndezur” fansat e saj duke i bërë komente nga më të ndryshmet. Mbase kjo e ka shtuar akoma edhe më tepër xhelozinë e biznesmenit nga Kosova.  Edhe pse, të themi të drejtën, nuk është hera e parë që ai shfaq nota xhelozie ndaj bukuroshes Vjollca, duke bërë që kjo e fundit të stepet në disa postime të saj.

Por nuk kemi folur më parë për një krisje të tillë. Duke qenë se edhe si tradicionalë që janë kosovarët parapëlqejnë që gruan ta kenë për vete dhe më serioze në pamjen e saj. Një gjë e tillë u vu re edhe me motrën e Luanës, Marinën, e cila u bë më e rezervuar edhe më serioze në postimet e saj.

Gjithashtu, mund të themi se çifti u pa të ishte pjesë e muajit të mjaltit të çiftit Marina-Getoar, ku Luana nuk harroi të postonte  foto të shumta provokuese dhe statuse nga parajsa e egër ku bukuroshja seksi dukej shume sensuale e veshur me bikini.

Kjo nuk është pasuar me ndonjë reagim negativ të partnerit të saj. Përkundrazi, kujtojmë që në një foto ku ajo kishte dalë me të brendshme të “Calvin Clain”, Krenari nuk kishte harruar të lë një koment aspak “kompromentues”, duke shkruar “Smoking hot”(shumë tërheqëse). Ende nuk dihen arsyet e vërteta të kësaj krisjeje mes çiftit, por do të shohim nëse do të ketë ndonjë ndryshim në sjelljen apo edhe veshjen e Luanës në puntatën tjetër të “Shiko kush luan” për të kuptuar edhe më qartë arsyet e kësaj sjelljeje të Krenarit.

(Kosova Sot)

22 orë e 44 minuta më parë