Këto janë femrat VIP që pas dashurisë… u bënë të pasura

  • 04 November 2017 - 13:40
Këto janë femrat VIP që pas dashurisë… u bënë të pasura

Ditët e sotme është një ndër trendet e kohës të qenit e pavarur dhe të pasurit një biznes privat. Dhe, nëse kësaj i shtojmë dhe faktin se bëhet fjalë për figura të njohura të show-bizzit, e pse jo! Të shumta janë femrat VIP, të cilat pas karrierës së tyre në botën e spektaklit, kanë zgjedhur të krijojnë dhe shfrytëzojnë me figurën e tyre, një biznes privat. Të shumta janë bukuroshet e ekranit, të cilat i janë drejtuar botës së biznesit duke zgjedhur rrugë të ndryshme ku të “shkëlqejnë” duke vënë në provë aftësitë e tyre si “busineswoman”.

Dhe ia kanë dalë, të shumta janë ato, të cilat kanë arritur të krijojnë një sukses edhe në këtë fushë. Por, duke ditur se fillimi është i vështirë, fama e emri që ato kanë bërë, përveç reklamave, ka qenë faktori numër një që u ka sjellë atyre një sukses të tillë. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se të nisurit e një biznesi kërkon kapital, gjë të cilën jo të gjitha e kishin, kështu që mund të shtojmë se të pasurit në krah të një partneri sjell jo vetëm mbështetje shpirtërore dhe fat në dashuri, por, gjithashtu, edhe në biznes. Ndër to mund të përmendim disa prej VIP-ave, të cilët janë sot busineswoman të suksesshme apo edhe në hapat e para të tyre:

Image

Alketa Vejsiu

Bukuroshja moderatore, ikona e famshme e televizionit Klan nuk është vetëm një figurë e dashur dhe drejtuese e shumë show-ve të njohur, por, gjithashtu, ajo ka edhe një biznes të sajin. Edhe pse e rezervuar, ajo njihet për martesën e lumtur që ka me biznesmenin Adrian, me të cilin ka dy fëmijë së bashku. Ai ka qenë shtylla edhe e nisjes së këtij hapi ku Alketa ka zgjedhur të jetë organizatorja e eventeve të njohura të vip-ave dhe më gjerë duke përfshirë këtu dasma, ditëlindje, festa beqarie etj. Ndër të fundit që Alketa me stafin e saj organizoi ishin dasma e Marinës me Getoarin dhe festa e beqarisë e Xhensila Myrtezajt.

Image

Zaimina Vasjari

Seksbomba brune, pas një shkëputjeje nga bota e muzikës, vendosi të hapë një dyqan me veshje klasi dhe provokuese në emër të saj. Pas një bashkëjetese prej 12 vitesh me biznesmenin e njohur Klodian Asllani, ajo arriti që falë mbështetjes së tij të ndërmarrë hapin e hyrjes në biznes. Zai ka spikatur për stilin e saj ekstravagant në daljet e shumta në skenë, të cilat zgjodhi t’i kishte pjesë të butikut të saj tepër të suksesshëm. Edhe pse në pritje të ëmbël të një bebeje, ajo nuk nguron të pozojë sërish për të reklamuar veshjet nga dyqani i saj, dhe mund të themi pa dyshim se është një mami superseksi.

Image

Amarda Toska

Një tjetër bukuroshe e ekranit, e cila preferoi të zgjedhë të shkëlqejë në botën e biznesit. Padyshim në ndihmë, ish-moderatores së ‘Portokalli’, i ka ardhur edhe bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi. Së bashku, nën emrin e saj, kanë një biznes eventesh dasmash e organizimesh të tjera festive. Nuk kemi se si të mos përmendim konkurrencën me bizneset e tjera, por që, gjithsesi, arrin në mënyrë të mrekullueshme, falë edhe reklamave të shumta, të ketë sukses në rrugën e zgjedhur.

Image

Andrra Destani

Bashkëshortja bukuroshe e Sinan Hoxhës është më e reja, e cila do të nisë rrugëtimin e saj në botën e biznesit. Vetëm sot ka dalë lajmi se bëhet fjalë për një butik që sipas burimeve investimi ka qenë i madh, afërsisht 600 mijë euro. Duket se dashuria e këngëtarit të njohur për nusen e tij nuk paska fund dhe për t’ia bërë akoma më të dukshme, përveç surprizave të shumta, ka zgjedhur të investojë edhe këtë shumë marramendëse. Bukuroshja Andrra njihet për stilin e saj në të veshur dhe nuk e vëmë aspak në dyshim se edhe butiku, i cili pritet të hapet së shpejti, do të ketë shumë stil dhe elegancë.

Image

Aurela Gaçe

Nuk kishim se si të mos përmendnim edhe këngëtaren superbombë si nga zëri edhe nga karakteri, Aurela Gaçen. Ajo, edhe më parë ka spikatur për zërin e saj bombastik, dhe për energjinë e pashteruar që sjell shumë pozitivitet te kushdo që e dëgjon. Që pas kthimit nga Amerika, për të qëndruar këtu në vendlindje, Gaçe zgjodhi që zërin e saj ta “strehonte” në shtëpinë e saj mikpritëse, të cilën së bashku me bashkëshortin e saj arriti ta bëjë akoma edhe më të famshme. Nuk diskutohet që energjia e saj i ka dhënë krahë biznesit të hapur së bashku, po kudo që është ajo bëhet zhurmë dhe ka gëzim.

Image

Xhemi Shehu

Bukuroshja bionde, Xhemi nuk ka preferuar të flasë shpesh për jetën e saj private, kjo vihet re edhenë rrjetet sociale që ajo ka ku mungojnë foto familjare. Përveçse është moderatorja seksi dhe aktorja e puntatave gazmore në “Portokalli”, Xhemi ka edhe një biznes privat të sajin. Fatlumi, i cili ka arritur të rrëmbejë zemrën e bukuroshes është Ervin Sula, administratori i një shtypshkronje në Tiranë. Padyshim që ai ka preferuar që t’i japë mundësinë bashkëshortes së tij të ketë jo vetëm ngrohtësinë familjare, por, gjithashtu, edhe suksesin në biznes. Aktualisht Xhemi ka një SPA të sajën nga ku bën shpesh edhe reklamime nëpërmjet statuseve në rrjetet e saj sociale.

(Kosova Sot)