Adhuruesja e atleteve

  • 05 November 2017 - 08:07
Adhuruesja e atleteve

Bella Hadid reklamon koleksionin e kufizuar të "Nike"

Ajo njihet për punën e saj të shkëlqyeshme që e bën pothuajse gjithmonë sipër takave. Por, kësaj radhe kishte një ndryshim të vogël në këtë drejtim dhe, Bella Hadid në fakt po del të jetë një adhuruese e madhe e atleteve, e këtë e kishte dëshmuar edhe në intervistën e fundit me "Footwear News". Supermodelja 21 vjeçe kishte pozuar për shumë foto, e në të secilën prej tyre përcillej me atlete të bardha të "Nike's Air Force 100".

Në foton kryesore, e cila është titulluar 'Air Bella' e reja nga motrat Hadid po qëndronte ulur në një karrige. Sipër kishte veshur një bluzë "Nike", që ia kishte theksuar barkun e saj, dhe një veshje të zezë duke treguar shumë nga lëkura. Atletet e bardha kishin përfunduar dukjen e saj

(Kosova Sot)