< Tri kaltëroshet - VIP - Kosova Sot
Tri kaltėroshet

Tri kaltėroshet

Salma Hayek, Amy Adams dhe Rosie HuntingtonWhiteley, me fustane "Gucci" në Los Anxhelos. Salma Hayek, Amy Adams dhe Rosie Huntington-Whiteley, që të gjitha ishin jashtë secilës konkurrencë, të vesha me të kaltër dhe fustane "Gucci" në ngjarjen "LACMA Art + Film Gala" në Los Anxhelos që ishte mbajtur të shtunën mbrë- ma. E nominuar për 'Oskar', bukuroshja 51 vjeçe ka treguar linjat e saj të mahnitshme në formë të orës së rërës, në fustanin me një mëngë të vetme që ishte rregulluar nga stilistja Annabelle Harron. Bukuroshja meksikano-amerikane përfundimisht kishte një qasje "VIP" të brendit italian luksoz. Aktorja e "Beatriz at Dinner" shkëlqeu në tepihun e kuq me vajzën e saj 10 vjeçe, Valentina. Bukuroshja 43 vjeçe, Amy, kishte theksuar dekoltenë e saj e flokun e kishte të drejtë. Bukuroshja tjetër, 30 vjeç, Rosie, po ashtu kishte veshur fustan "Gucci", flokun e kishte të drejtë, derisa veshja e saj ishte zgjedhur nga Cher Coulter. 

(Kosova Sot)

7 orë e 40 minuta më parë