Kthehet aty ku nisi gjithçka

  • 06 November 2017 - 09:01
Kthehet aty ku nisi gjithçka

Emily Ratajkowski shfaqet joshëse në videon e Tygas. Ajo e gjeti famën duke u paraqitur në videon muzikore të Robin Thicke, me titull "Blurred Lines". E tani Emily Ratajkowski po u kthehet prapë rrënjëve të saj, pasi që është një yll i vërtetë në videon muzikore për këngën e re të reperit Tyga. Modelja britanike që ka lindur në Amerikë, 26 vjeçe, ishte kryesorja derisa shoqëron videon e Tyga, me titull "Tequila Kisses", një këngë shtesë në albumin e tij më të fundit. Tyga, ish i dashuri i Kylie Jenner, në albumin e tij thotë se si 'Gucci s*** don't matter' derisa Emily pozon me joshje duke u rrotulluar nëpër shtrat. Po ashtu, në videon tjetër shfaqet ajo në një karrige, duke ekspozuar linjat trupore. Emily tashmë ka gjetur famën edhe si aktore, sidomos që nga momenti kur u paraqit në filmin "Gone Girl".

(Kosova Sot)