Orë tmerri për këngëtaren shqiptare, 3 persona të maskuar e rrëmbejnë në mes të lokalit (Video)

  • 06 November 2017 - 11:33
Orë tmerri për këngëtaren shqiptare, 3 persona të maskuar e rrëmbejnë në mes të lokalit (Video)

Këngëtarja kosovare Donjeta Kusumi ose e njohur ndryshe si Kallashi, ka përjetuar orë tmerri pas një kamere të fshehtë ku i kanë inskenuar një rrëmbim teksa ajo ndodhej në një lokal duke pritur dikë.

Ndërsa po rrinte e ulur në ambientet e brendshme të lokalit, tre persona të maskuar kanë hyrë brenda dhe e kanë rrëmbyer duke i lidhur më pas sytë e duke e futur në një makinë.

Teksa ishin duke lëvizur, Kallashi dëgjohej teksa i shante e tensionuar dhe u kërkonte të mos e prekin, ndërkohë që i kërcënonte duke u thënë se ka për t’i gjetur kush janë dhe kanë për ta pësuar keq.

Pasi e kanë tmerruar, ajo më pas është dërguar në studion e emisionit n’Kosovë Show.

Më pas ata i kanë zgjidhur sytë duke i treguar se e gjitha ishte një shaka dhe një kamera e fshehtë.

“Edhe zemra po dhemb”, ka thënë ajo ndërkohë që po përpiqej të merrte veten.

 (Kosova Sot)