“Plas” mes Ermalit dhe Luanës/ Thonë të dy që patën audiencën më të lartë, por kush fitoi këtë të shtunë?!

  • 06 November 2017 - 11:43
“Plas” mes Ermalit dhe Luanës/ Thonë të dy që patën audiencën më të lartë, por kush fitoi këtë të shtunë?!

Pas emisionit të së shtunës “Shiko kush luan”, Luana Vjollca ka bërë një postim ku shkruante se ajo ka thyer rekord me emisionin e ri, shifra që i referohen hapsirës kohore nga 20:50 deri 21:22.

Por pak pas potimit të saj, edhe Ermali ka ndarë me fansat e tij një grafik të audiencës së të shtuna mbrëmës duke treguar se ai kishte audiencë më të lartë teksa trasmetohej emisioni i tij, ku nga të dhënat shihet se “Xing me Ermalin” ka dominuar duke arritur pikën maksimale 64.9% (vija blu ne grafik).

“Audienca e djeshme në darkë. Ore nuk i kuptoj kto grafikët… Hajde gëzuar. Unë jam viza blu”, shkruan Ermali në postimin në Instagram.

Duket se mes Ermalit dhe Luanës ka filluar “një luftë në heshtje” për të marrë më shumë audiencë si dhe për ta dëshmuar këtë, edhe pse në fund bëjnë “lëmsh” publikun duke mos u kuptuar qartë se kush nga dy emisionet është më i ndjekuri.

Image
Image

 

 (Kosova Sot)