Veç n’xhaketë
Mund të ishte një ngjarje për ta nderuar krijuesin e “Star Wars”, bëhet fjalë për George Lucas. Por, Kim Kardashian si kishte dalë fare mirë ta vidhte gjithë vëmendjen e të pranishmëve, transmeton gazeta Kosova Sot. Bukuroshja e spektakleve 37 vjeçe të gjithë atyre që ishin aty u kishte ofruar një paraqitje pas së cilës ata kishin mbetur jo vetëm me gojën hapur, por edhe me sytë, derisa nuk kishte veshur absolutisht asgjë nën xhaketën e saj, as këmishë as gjë, në ngjarjen “LACMA Art + Film Gala” që ishte mbajtur në Los Anxhelos. Dekolteja e saj e tëra ishte në fushë për këtë mbrëmje derisa kishte vendosur të shfaqej pa ndonjë bluzë apo sytjena apo diçka tjetër, kur u shfaq në tepihun pink. Veshur kishte një xhaketë të zezë të cilën madje as nuk e kishte mbërthyer dhe një palë taka me rripa i kishin ofruar gjatësi. Flokun e kishte lënë të drejtë dhe të ndarë në mes.
(Kosova Sot)