Paparaci i kërkoi para për foton nude, këngëtarja e njohur surprizon duke e postuar vetë (Foto)

  • 07 November 2017 - 16:19
Paparaci i kërkoi para për foton nude, këngëtarja e njohur surprizon duke e postuar vetë (Foto)

Të jesh një personazh i njohur ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Përpos pjesës së famës dhe parasë, koncepti i privatësisë duket diçka vërtet e largët për ta. Ndonjëherë kureshtja për jetën e tyre i kalon limitet. Një rast i tillë i ka ndodhur këngëtarës së njohur botërore, Sia. Një paparaci i kishte kërkuar para që të mos publikonte fotot e saj nudo. Mirëpo Sia është thjesht e paparë! Këngëtarja ka postuar vetë foton e saj nude ku më poshtë shkruan: “Dikush po përpiqet t’u shesë fansave të mi foto të miat nudo. Mos shpenzoni kot, ja ku e keni falas. Çdo ditë është Krishtlindje.”
Epo Sia i ka dhënë vërtet një mësim të mirë, që nuk ka për ta harruar gjatë gjithë jetës!

Image

 

(Kosova Sot)