Blero rikthen projektin “Mbylli sytë” (Foto)

  • 07 November 2017 - 22:54
Blero rikthen projektin “Mbylli sytë” (Foto)

Këngëtari Blero ditë më parë lansoj një baladë ritmike në bashkëpunim me këngëtaren Albulena Ukaj, vetëm pak ditë më pas ajo u hoq nga Youtube, transmeton gazeta Kosova Sot.

Arsyeja e heqjes së projektit nga Youtube u bë temë në mesin e fansave dhe mediave rozë. Blero kishte sqaruar që arsyeja ishte sugjerimet që kishte marrë nga fansat, të cilët nuk kishin qenë të kënaqur më përshtatjen e këngëtares Albulena Ukaj në këngë. Ashtu si e kishte premtuar Blero kënga do të rikthehet , por tani në verzionin solo. Në një foto të publikuar në Instagramin e tij, ai shihet në studio me ekipen e tij në përgatitje në këngës e cila do të lansohet nesër, ashtu si tregon këngëtari.

(Kosova Sot)