E zonja për gjithçka

  • 07 November 2017 - 23:27
E zonja për gjithçka

Ajo është një aktore shumë e suksesshme, producente, regjisore dhe aktiviste, duke mos e lënë anash edhe faktin se është shumë e zonja në biznes. Dhe kështu, Eva Longoria dukjen e saj seksi e kishte vënë në pah, e veshur me një fustan elegant, me një prerje po ashtu elegante. Ylli ishte një nga shumë yjet që kishin marrë pjesë te ngjarja e përvitshme “Hollywood Film Awards”. Bukuroshja 42 vjeçe shkëlqeu me veshjen me ngjyrë të kaltër të mbylltë, duke treguar ijët e saj dhe duart. Dukjen e kishte kompletuar me një palë taka me ngjyrë të zezë, derisa për aksesorë kishte një qafore me diamante. Eva ishte në mesin e yjeve, si: Amy Adams, Annette Bening, Jessica Chastain, Viola Davis, James Franco, Jon Favreau, Harrison Ford, Shailene Woodley, Bryce Dallas Howard, Dakota Johnson, Melissa McCarthy and Jon Hamm.

Means business: Eva Longoria put a sexy spin on a boardroom look on Sunday night in a chic pinstripe dress

(Kosova Sot)