Rivaliteti i motrave

  • 08 November 2017 - 08:35
Rivaliteti i motrave

Kim Kardashian fryn buzët me gjak dragoi. Kylie Jenner mund të përdorë mbushës për të arritur çehren e saj, por motra e saj e madhe, Kim, ka një tjetër alternativë për ta rivalizuar dukjen e motrës së saj. Kim Kardashian-West betohet nga një maskë për buzët e saj me gjakun e dragoit për të arritur buzët e fryra. Nëna e dy fëmijëve ka hedhur në "Instagram" tregimin e saj për regjimin bizar të bukurisë që përfshihet për "Rodial Dragon's Blood Lip Masks". Ky produkt, të cilin duket se e ka aplikuar Kim derisa qëndron e shtrirë, premton t'ju ndihmojë zonjave të arrijnë çehren e përsosur të fryrë. "Rodial", themeluar nga Maria Hatzistefanis, po ashtu pohon se ndihmon të gjithë ato që e aplikojnë për të pasur buzë më të fryra dhe më të buta.

(Kosova Sot)