Reperi shqiptar shfaqet me të dashurën, fansat e akuzojnë për inçest, e ke vajzë halle (Foto)

  • 08 November 2017 - 11:03
Reperi shqiptar shfaqet me të dashurën, fansat e akuzojnë për inçest, e ke vajzë halle (Foto)

Një ditë më parë reperi i njohur kosovar Mozzik, publikoi një foto romantike me të dashurën e tij Loredana teksa putheshin në buzë.

Bashkangjitur fotos ai shkruante:

‘’Nuk ka gjë më të bukur në jetë se të gjesh një njeri qe të lexon pa shkronja dhe të kupton pa fjalë!”.

Por komentet kanë qenë befasuese pasi janë të shumtë ata që thonë se Mozzik dhe e dashura e tij janë kushërinj të parë, ku disa shkruajnë se e ka vajzë halle e disa se e ka vajzën e dajës.

Komentet kanë qenë të rënda duke e akuzuar për incest, mirëpo nuk dihet nëse vërtetë ata janë të afërm. Kujtojmë se javë më parë Mozzik ishte përfolur shumë për ndarje nga Loredana. Shkak për këtë ishte pasi që dyshja fshinë të gjitha fotografitë që kishin së bashku në rrjetet sociale dhe nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.

Image

 

 (Kosova Sot)