‘’Sandri e ka çun’’, batutat mes Ledionit dhe Renis Gjokës, zyrtarizohet kur nis ‘The Voice Kids’

  • 08 November 2017 - 17:52
‘’Sandri e ka çun’’, batutat mes Ledionit dhe Renis Gjokës, zyrtarizohet kur nis ‘The Voice Kids’

Moderatori Ledion Liço me anë të një publikimi në faqen e tij në Instagram na ka njohur me momentin ekzakte kur ‘The Voice Kids’ do të nisë. Do të jetë pikërisht muaji janar kur do të fillojë spektakli i zërave të vegjël.

Në një foto me katër trajnerët që do të drejtojnë tri skuadra, sepse Aleksandër dhe Renis Gjoka do të ulen në një karrige, çka do të thotë se do të kenë të drejtën e një butoni, një vote të përbashkët.

Fotografia është sa artistike po aq edhe interesante teksa të gjithë i çojnë sytë peshë dhe shohin nga barku i Sandrit,

E kanë bërë të duket si koha kur do të dalë në dritë një bebe që ka qenë në bark këto muaj . Pas kësaj nuk kanë munguar as batutat mes Ledionit dhe Renisit: ‘’Sandri e ka çun’’- i shkruan Renisi.

Image

 

 

 (Kosova Sot)