Ku shkon dritë e bën
Ajo është e famshme pasi rrezikon shumë me veshjet e saj, dhe kështu Rita Ora kishte rrezikuar edhe kësaj radhe derisa kishte treguar stilin unik, e veshur me një xhemper me ngjyrë të kaltër të errët të thurur. E veshur për netët e ftohta, ajo kishte shkëlqyer derisa ishte shfaqur për t’i ndezur dritat e Kërshëndellave në “Oxford Street”, transmeton gazeta Kosova Sot. Këngëtarja dhe aktorja 26 vjeçe u duk shumë e bukur në fustanin e gjatë me ngjyrë të kaltër me motive lulesh dhe kishte mbathur një palë këpucë me taka të larta. Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” flokun e kishte rregulluar në një bishtalec të shprishur dhe e kishte vendosur nga prapa. Në rrugën e famshme u paraqit me “smokey eye” dhe buzëkuqin e kuq.
(Kosova Sot)