“Dorëzohet” Kristiano Ronaldo: Nuk kam kohë të bëj fëmijë tjetër

  • 09 November 2017 - 15:10
“Dorëzohet” Kristiano Ronaldo: Nuk kam kohë të bëj fëmijë tjetër

Kristiano Ronaldo është futbollisti  më i famshëm dhe më i përfolur i gazetave sportive, por edhe tabloideve rozë për jetën e tij private, ndërkohë që pritet të bëhet baba për herë të katërt. Ylli portugez i cili numëron disa topa të artë dhe shumë fansa në gjithë botën në një intervistë të fundit për revistën prestigjoze spanjolle. “Hola” ka treguar më shumë detaje rreth jetës së tij familjare dhe ndjesive të atësisë.

Ai pranon se nuk mendon të ketë ndonjë fëmijë tjetër, sapo të lindë fëmija i katërt. “Nuk më duket se kam kohë që të kem një fëmijë tjetër, – tha ai, – por duke parë familjen time të rritet, është sinqerisht privilegji më i madh që kam pasur ndonjëherë. Atësia më ka mësuar gjëra të dashurisë, që kurrë nuk e kam ditur se ekzistonin; më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re mbi atë që ka rëndësi të vërtetë në jetë”.

 (Kosova Sot)