< Omega e mbrëmjes (Foto) - VIP - Kosova Sot
Omega e mbrėmjes (Foto)

Omega e mbrėmjes (Foto)

Ajo zakonisht me dukjen bën që të gjithë ta kthejnë kokën drejt saj, pasi vërtet ka një sy sofistikues për modën. Dhe kështu, Alessandra Ambrosio u shfaq me dukjen e saj që nuk po plaket fare derisa kishte marrë pjesë te "OMEGA Aqua Terra Collection Celebration" në Majami. Modelja e bukur 36 vjeçe u duk thjesht sensacionale në fustanin e mahnitshëm koral me ngjyrë pink teksa kishte treguar duart e saj të bukura dhe linjat e tjera. Fustani rrezatues pjesërisht ishte pa mëngë dhe me elegancë po shtrihej në trupin e Alessandra-s. Duke qenë gjithmonë e përsosur, modelja e "Victoria's Secret" flokët brune i kishte rregulluar me stil dhe larguar nga fytyra e saj. Kishte aplikuar pak buzëkuq të kuq dhe maskarë derisa aksesorët i kishte në minimum.

Image
Image

 

(Kosova Sot)

10 orë e 21 minuta më parë