Moderatorja shqiptare tregon sa e ka pazarin: Marr 500- 600 euro për një …

  • 09 November 2017 - 16:46
Moderatorja shqiptare tregon sa e ka pazarin: Marr 500- 600 euro për një …

Roza Lati ka zbuluar një detaj që të gjithë kanë interesin dhe kuriozitetin ta dinë. Ajo ka folur më shumë rreth asaj që duket se është bërë trend dhe burim fitimi për vipat, domethënë postimet e biznesit. Në emisionin ku ka qenë e ftuar së fundmi, 29-vjeçarja është shprehur se Instagramin e përdor për fitime sepse paguhet për postimet që bën.

“Unë Instagramin tim nuk e përdor vetëm si personal, por edhe  për profesionin edhe për burim fitimesh leku…opps eurosh”, thotë Roza. Më pas ajo ka zbuluar edhe shifrën që paguhet nga ky rrjet social.

“500 euro-600 euro vetëm një postim, mund të ketë edhe pagesë mujore pastaj.  Çdo javë unë bëj postime të ndryshme për diçka të caktuar”, rrëfen Roza.

Image
Image

 

 (Kosova Sot)